E Drejta Penale

Çështjet Penale

Ne ofrojmë mbrojtje ligjore të fuqishme dhe strategjike për të gjitha llojet e çështjeve penale. Nga hetimi paraprak deri në përfaqësimin në gjykatë, ekipi ynë siguron që të drejtat tuaja kushtetuese të respektohen në çdo hap.

  • Mbrojtje gjatë arrestimit dhe ndalimit
  • Përfaqësim në gjykata të të gjitha shkallëve
  • Apelime dhe rekurse
E Drejta Civile

Çështjet Civile

Zgjidhja e konflikteve civile kërkon njohuri të thella dhe negocim të zgjuar. Ne ju ndihmojmë të mbroni pronën tuaj, të zbatoni kontratat dhe të merrni dëmshpërblimin që ju takon.

  • Konflikte Pronësie
  • Përpilim dhe rishikim Kontratash
  • Çështje Trashëgimie
E Drejta Familjare

E Drejta Familjare

Çështjet familjare janë delikate. Ne i trajtojmë ato me ndjeshmëri dhe profesionalizëm maksimal, duke u fokusuar në zgjidhjen më të mirë, veçanërisht kur përfshihen të mitur.

  • Divorce dhe Ndarje të Pasurisë
  • Kujdestaria e Fëmijëve
  • Urdhëra Mbrojtjeje
E Drejta e Punës

E Drejta e Punës

Ne mbrojmë të drejtat e punonjësve dhe punëdhënësve, duke siguruar pajtueshmëri me Kodin e Punës dhe zgjidhje të drejtë të mosmarrëveshjeve.

  • Largime të padrejta nga puna
  • Kontrata Pune
  • Aksidente në Punë
Detektiv Privat

Shërbime Detektivi Privat

Studio Bujari ofron shërbime hetimi profesionale, diskrete dhe të shpejta. Ne mbledhim prova dhe informacione të vlefshme për të ndihmuar çështjen tuaj ligjore ose personale, duke respektuar plotësisht ligjin.

KONFIDENCIALITET ABSOLUT I GARANTUAR.

Konsulencë dhe Asistencë Ligjore

Zgjidhje të specializuara për biznesin dhe dokumentacionin tuaj

Konsulencë

Konsulencë të specializuar për individe dhe biznese. Kosulenca dhe përgatitje dokumentacioni drejtuar cdo organi të administratës publike dhe gjyqësorit.

Na Kontaktoni

Këshillim Ligjor

Këshillim dhe analizim ligjor për cështjet e përgjithshme e të vecanta të biznesit. Përgatitje e dokumentacionit, kontratave në lidhje me veprimtarinë e biznesit.

Cakto takim

Konsulencë Kontratash

Këshillim të specializuar për individë dhe biznese në fusha të ndryshme të së drejtës. Ne ju ndihmojmë të merrni vendime të informuara dhe të sigurta në çdo çështje ligjore.

Konsultohuni

Asistencë Ligjore

Asisencë në procedurën e marrjes së lejeve, certifikatave, licencave pranë institucioneve të administratës shtetërore.

Na Kontaktoni

Hartim Dokumentacioni

Hartim te dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara në ushtrimin e profesionit të avokatit.

Kërko shërbim

Përfaqësim Ligjor

Me përvojë dhe përkushtim, mbrojmë interesat tuaja në çështje civile, penale dhe administrative, ne gjithë procesin gjyqësor.

Kontakto Avokatin

Keni nevojë për asistencë ligjore?

Na kontaktoni sot për një konsultë fillestare.

Na Kontaktoni